Në vitin 2013 Leonarda 15 vjeçare, ishte dëbuar për në Kosovë nga Franca, dëbimi i saj kishte ndodhur përderisa ajo ishte duke shkuar në shkollë, ku më pas kishin pasuar edhe protesta për kthimin e saj në Francë.
Por presidenti i Francës, Francois Hollande i kishte ofruar asaj kthimin në Francë por pa familjen e saj, gjë të cilën ajo nuk e kishte pranuar, raporton vosgesmatin.fr.
Ajo jeton në Kroaci me familjen e saj
Vajza re e cila tani është 18 vjeç, jeton në Kroaci me familjen e tij, disa kilometra nga kryeqyteti i Zagrebit.
Vajza, së bashku me nënën e saj dhe vëllezërit, tani kanë pasaporta kroate. Kjo e lejon atë për të udhëtuar lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian.
Dhe Leonarda shpreson për të shkuar në Francë sa më shpejt që të mundet: “Unë dua të shkojë në Francë për të falënderuar njerëzit që më kanë ndihmuar kur kam pasur shumë probleme,” thotë ajo.
Gjatë qëndrimit të familjes së Leonardas në Kosovë, ata kishin hasur probleme të mëdha për tu adoptuar me jetën si dhe familja e saj ishte sulmuar nga persona të panjohur në Mitrovicë. /Insajderi.com