×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lepurushat e Vetëvendosjes”- Faton Hajrizi nga arratia tallet me Qeverinë

    Insajderi
    12 July 2024 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Hajrizi, i burgosuri që u arratis javën e kaluar nga burgu i Smrekonicës, ka publikuar sërish një video në TikTok, por kësaj radhe është tallur me Qeverinë Kurti, duke i quajtur “Lepurushat e Vetëvendosjes”.

    Hajrizi i ka reaguar Ministrit Sveçla duke i thënë se “nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, dhe se sipas tij, të vetmit që mund ta kapnin atë, janë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

    Ai Sveçla kur ka thënë çeshtje orësh e ka pa filmin e John Diligerit. edhe e pys Sveclen kur je kon i vogël ke punu në furrë a çka është puna se i kishe do orë të furraxhis. Nuk mund të më kapësh ti mua. Kurrë s’mund të më kapësh o ministër i punëve të kota”.

    “Ata të cilët më kishin kapur dhe me marrëveshje, janë në Hagë atje që ua kisha dëgjuar hatrin, jo lepurushët e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, tha Hajrizi.

    Më tej, Hajrizi i tha Sveçlës se “sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me më dalë hiç”, teksa u mor edhe me mbiemrin e tij duke i thënë “çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”.

    “Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me më dalë hiç, por i shti ata burra, Njësi Speciale, ua the kokën e në fund ti rri në kollare, se ti vet edhe 100 herë me u klonu ti s’mund të më kapësh mua, se s’guxon të më afrohesh ti mua. Ky është mesazhi që ta jap unë ty, Xhelal Sveçla, a çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”, tha Hajrizi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark