​“Lërne mënjanë urrejtjen politike, fetare dhe etnike”, mesazhi i ipeshkvit Dodë Gjergji për Krishtlindje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​“Lërne mënjanë urrejtjen politike, fetare dhe etnike”, mesazhi i ipeshkvit Dodë Gjergji për Krishtlindje

    Insajderi
    25 December 2024 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje ishte toleranca, dashuria e respekti ndaj njëri-tjetrit duke lënë mënjanë urrejtjen politike, fetare dhe etnike.

    Në meshën kryesore për Krishtlindje në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, Dodë Gjergji theksoi rëndësinë e dashurisë për çdo njeri dhe çdo krijesë.

    Ai shprehu shqetësimin për luftërat dhe dhimbjet që ato shkaktojnë, duke theksuar se humbja e jetëve njerëzore shpesh konsiderohet vetëm si një numër.

    “Dua të ftoj të gjithë të pagëzuarit dhe ata që janë duke u përgatitur për pagëzim që të bëhen vegël paqeje në dorën e Zotit, ta duan çdo njeri e çdo krijesë me zemrën e Krishtit, mu ashtu siç ai na deshi neve. Të sjellim dashuri në këtë kohë plotë urrejtje, pasi që po jetojmë thatësinë e shpirtit pa dashuri dhe helmin e zemrës njerëzore me urrejtje qofshin ato politike, fetare apo etnike. Sa luftërat e pakuptimta nëpër botë janë duke ndodhur sot, sa rrënimet e panevojshme gjithandej ku ka luftëra dhe sa dëme anësore përjetojnë të gjithë ata që e duan lirinë. Dhe sa jetë njerëzish humbin në gjithë vendin. Gjëja më e trishtueshme e kësaj urrejtje është se humbja e jetëve njerëzore nuk vlerësohet fare, thjesht llogaritet me numra”, theksoi Dodë Gjergji.

    Ipeshkvi i Kosovës apeloi për reflektim dhe ndërgjegjësim, sidomos për politikën e ndarë dhe për liderët fetarë. Mesazhi i tij u përqendrua në domosdoshmërinë e krijimit të lidhjeve të forta të dashurisë dhe harmonisë, duke e shprehur këtë si një mjet për të ndihmuar shoqërinë të mposhtë urrejtjen dhe të ndjekë një rrugë të paqes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark