Lëshohet për qarkullim njëra nga urat e reja mbi lumin Ibër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëshohet për qarkullim njëra nga urat e reja mbi lumin Ibër

    Insajderi
    26 August 2025 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfunduar punimet në njërën nga urat që ishin duke u ndërtuar mbi lumin Ibër.

    Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka uruar të gjithë qytetarët për këtë urë.

    “Urime Mitrovicë!Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, shkroi në Facebook, Durmishi.

    Gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik.

    Sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

    Përfundimi i ndërtimit të urave ishte planifikuar të bëhej në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.

    Ndërtimi i urave bëhet pranë urës kryesores që është mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes që ishte arritur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark