×
  • Sport
  • Sport

    Lëshohet urdhër-arrest ndaj ish-presidentit të Federatës të Futbollit të Spanjës- ja për çka dyshohet

    Insajderi
    21 March 2024 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luis Rubiales është bërë figurë gjithnjë e më e diskutueshme gjatë 12 muajve të fundit. Ai u largua nga posti i Presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës vjeshtën e kaluar mes polemikave rreth puthjes së tij jo-konsensuale me Jenni Hermoso, dhe tani ai duket të jetë në ujëra të turbullta.

    Të mërkurën pasdite, Garda Civile Spanjolle u përpoq të kapte Rubiales mes akuzave për kontrata mashtruese gjatë mandatit të tij si President i RFEF.

    Megjithatë, ai pretendon se aktualisht ndodhet në Republikën Dominikane, të cilët nuk kanë një traktat ekstradimi me Spanjën, që do të thotë se ai ka shmangur arrestimin – tani për tani.

    Sipas gazetës Mundo Deportivo, Zyra e Prokurorit tani ka lëshuar një urdhër arresti për Rubiales, që do të thotë se ai do të kapet kur të kthehet në Spanjë.

    Më tej, urdhër të ngjashëm janë hartuar edhe për gjashtë persona të tjerë nga Federata Spanjolle e Futbollit.

    Për më tepër, është raportuar gjithashtu se Garda Civile dyshon te Rubiales për pastrim parash në Republikën Dominikane, megjithëse në këtë fazë, kjo është vetëm një pretendim. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark