×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Lëshohet urdhër për arrestimin e shefit të Samsung-ut

    Insajderi
    16 January 2017 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar arrestimin e shefit të Samsung-ut, Lee Jae-yong, nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe dëshmi të rreme.

    Rasti është i lidhur me një skandal, që ka çuar në shkarkimin e presidentes jugkoreane, Park Geung-hye.

    Gjiganti i teknologjisë, Samsung, thuhet se ka dhënë donacione për fondacione jofitimprurëse, të operuara nga Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, nën këmbim të favoreve qeveritare.

    Samsung ka thënë se lëshimi i urdhrit për arrestim është “vështirë të kuptohet”.

    Gjykata e Qarkut në Seul tani duhet të vendosë nëse do të zbatojë urdhrin.

    Nëse ndodh, Lee do të ishte ekzekutivi i parë që arrestohet në lidhje me skandalin.

    Lee është aktualisht nënpresident i Samsung-ut, por prejse babai i tij, Lee Kun-hee, ka pësuar sulm në zemër më 2014, ai konsiderohet shef de facto i kompanisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark