Lëshoi çertifikatë për personin e vdekur me qëllim të marrjes së pensionit në Zvicër, arrestohet zyrtari nga Parteshi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëshoi çertifikatë për personin e vdekur me qëllim të marrjes së pensionit në Zvicër, arrestohet zyrtari nga Parteshi

    Insajderi
    27 February 2025 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.S., zyrtarit të komunës së Parteshit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”

    Sipas kërkesës së prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 Fr.Zvicerane”.

    Ai me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark