Letonia njofton për sulmin ndaj ushtarëve të saj në Zubin Potok – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Letonia njofton për sulmin ndaj ushtarëve të saj në Zubin Potok

    Insajderi
    26 December 2022 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes e Letonisë ka reaguar pas sulmit ndaj ushtarëve letonzë të KFOR-it në veri të Kosovës.

    Përmes një postimi në Twitter kjo ministri ka thënë se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armësh në veri të Kosovës të dielën.

    “Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë nisur hetimet”, thuhet në postimin në Twitter.

    Ndërkohë, gjatë mbrëmjes të së dielës, afër një patrulle të KFOR-it ka pasur të shtëna, nga të cilat nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark