Letra e Kurtit ndaj Abdixhikut për koalicion, deklarohet Mustafa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Letra e Kurtit ndaj Abdixhikut për koalicion, deklarohet Mustafa

    Insajderi
    05 May 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Letra që ia ka dërguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, përmban ftesë zyrtare për koalicion bashkëqeverisës.

    Lidhur me këtë, nga Insajderi është kontaktuar ish-kreu i LDK’së, Isa Mustafa për një koment. Ai ka dhënë vetëm një shpjegim procedural, pa komentuar ftesën.

    Është Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i cili sipas Statutit vendosë për koalicione“, ka thënë Mustafa.

    Çka përmban letra e Kurtit?

    Për të tretën herë Albin Kurti i dërgoi ftesë Lumir Abdixhikut.

    Kësaj here krejtësisht i shpaluar në kërkesë për koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe“, thotë në letër ndër të tjera Kurti.

    Ai shprehet i bindur se edhe votuesit e LDK’së do ta donin një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, njësoj sikurse votuesit e kësaj të fundit.

    Ndër të tjera, ai në letër ka treguar se s’do që të bëjë koalicion me PDK’në. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark