
Leutrim Ajeti kandidon për kryetar komune në Graçanicë në zgjedhjet lokale.
Ai po garon si pjesë e një liste të përbashkët shqiptare të quajtur “Aleanca Shqiptare”.
Leutrim Ajeti, si kandidat nga Alenca Shqiptare për kryetar të kësaj komune, është i gatshëm të marrë përgjegjësi të reja për të udhëhequr Graçanicën dhe qytetarët e saj – pa dallim.
Në një inervistë për Veritasinfo.org, në të cilën shpalosen fakte rreth Aleancës Shqiptare, Ajeti thotë se, që prej se është formuar ky subjet politik, ka qenë i hapur për bashkëpunim me të gjithë qytetarët, pa dallime, për të bashkëpunuar në të mirë të komunës së Graçanicës dhe për të çuar përpara projektin e tij politik.
“Aleanca Shqiptare është formuar para katër viteve dhe gjatë kësaj kohe veçsa është rritur. Prandaj perveç gjitha partive shqiptare, në vazhdimisht kemi thëne që jemi të hapur për të gjithë qytetarët pa dallim, për të bashkëpunuar dhe për ta çuar projektin tonë perpara. Prandaj ne do të jemi fitues, dhe komunën do ta udheheqim në kater vitet e ardhshme”, shprehet për Veritasinfo Ajeti.
Ai aktualisht është nënkryetar për komunitete në komunën e Graçanicës, pozitë kjo që e ushtron tash e katër vite.
Kur flitet për ofertat e partive politike që garojnë në zgjedhjet lokale, sipas Ajetit, Aleanca Shqipare ka ofertën më të mirë.
“Konsideroj që Aleanca Shqiptare është oferta më e mirë për keto zgjedhje në Gracanice, dhe jam plotësisht i bindur që listën tonë do ta votojnë edhe komunitetet tjera pa dallim”, shprehet me bindje kandidati për kryetar të Graçanicës, Leutrim Ajeti.
Kësisoj, këtë komunë është duke e udhëhequr Lista Serbe – lidhjet e së cilës me Serbinë dihen qartësisht, është akuzuar jo vetëm nga partitë shqiptare, por edhe nga ato serbe, për një fushatë propaganduese, duke përdorur metoda të frikësimit dhe shantazhit ndaj qytetarëve.
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë rast i mirë për secilin qytetar serb dhe jo serb të secilës komunë ku jetojnë serbët – sidomos, të kontribuojnë në thyerjen e dominimit të kësaj liste, e cila Republikën e Kosovës e konsideron si të mirëqenë vetëm në aspektin e përfitimit të mirave materiale.
Në këtë rrafsh, kandidati për kryetar të Graçanicës, Leutrim Ajeti, thotë se Aleanca Shqiptarët është adresa e duhur për të mirën e përgjithshme të kësaj komune.