×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizi pas orës 20:00, gjobitet djali i ish-kryeministrit: Dola se më kishte mbaruar letra higjienike

    Insajderi
    12 February 2021 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djali i ish-kryeministri Aleksandër Meksi, Redon Meksi ka marrë një gjobë për shkeljen e orës policore mbrëmjen e djeshme.

    Një gjë të tillë e ka bërë vetë me dije Meksi përmes një postimi në Facebook, teksa shkruan se kishte dalë pas orës 20:00 se i kishte mbaruar letra higjienike.

    Meksi shkruan se nuk ka asnjë akt të botuar në fletore zyrtare për uljen orarit të shtetrrethimit në 20.00.

    Meksi: Kaloi ora 20.00, kur ç’të shoh me kishte mbaruar letra higjienike. Thash po dal njëherë vërdallë se do me japi ndonjëri… dhe ne fakt ashtu ndodhi, me dha nje polic këtë copën e letrës. Përtej shakasë, nuk ka asnjë akt te botuar ne fletore zyrtare për uljen orarit te shtetrrethimit ne 20.00, dhe përveç kësaj konstatohem ne shkelje te urdhrit 616. dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00. PS: sorry për shkrimin , perverse ishte fleta e dyte, kisha qenin ne njërën dore , i cili i ka pak bezdi uniformat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark