Lëvizja për Bashkim kërkon nga deputetët ta votojnë ligjin për Obiliqin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja për Bashkim kërkon nga deputetët ta votojnë ligjin për Obiliqin

    Insajderi
    29 November 2016 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me sponzorizimin e “Lëvizjes për Bashkim”, nesër në Kuvendin e Kosovës në rend do të vihet shqyrtimi i dytë i “Projektligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij”.

    Gjatë një njoftim në rrjetin social Facebook, LB thotë se me miratimin e këtij ligji krijohen kushte më të mira për mirëqenien e banorëve të Obiliqit me rrethinë si dhe kushte më të mira ambientale për banorët e Prishtinës e të Fushë Kosovës.

    “Duke pas parasysh se ky ligj është një prej më të rëndësishmëve në Kosovë, në fushën e ruajtës së ambientit dhe mirëqenies së qytetarëve, Lëvizja për Bashkim fton të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës ta mbështesin këtë projektligj në mënyrë, që të njëjtit t’i hapet rruga për implementim.”, thuhet në deklaratën e publikuar nga “Lëvizja për Bashkim”. /Insajderi,com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark