"Lëvizje e "hajvanatit""- raportimet se Limaj do t'ia votojë Kurtit qeverinë, reagojnë nga AAK'ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lëvizje e “hajvanatit””- raportimet se Limaj do t’ia votojë Kurtit qeverinë, reagojnë nga AAK’ja

    Insajderi
    30 March 2025 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haki Abazi, ish-kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar në mesin e raportimeve se Nisma Socialdemokrate do t’ia votojë qeverinë Albin Kurtit.

    Nacionale ka raportuar me burime lidhur me gatishmërinë e partisë së Fatmir Limaj që t’ia japë tri vota për formimin e qeverisë Kurtit, pa qenë pjesë e koalicionit. Lidhur me këtë raportim, nuk ka pasur asnjë deklarim publik as nga partia e Limajt e as nga ajo e Kurtit.

    Mirëpo, duarkryq ndaj kësaj mundësie s’kanë qëndruar nga AAK’ja. Haki Abazi ka thënë se çdo lëvizje e, siç u shpreh ai, “hajvanatit” në drejtim të Kurtit për formim të qeverisë do t’i mundësonte këtij të fundit “realizimin e marrëveshjes sekrete për qeveri me Listën Serbe“.

    Gërshërët e Kurtit kanë shkurtuar LVV për 10 deputet që tani duhet t’i kompensoj me deputetët e LS. ZDRAVO është gjallë sepse majtistët jugosllav janë gjallë“, deklaroi ai, duke përfunduar “Apo Fatmir Limaj?“.

    Limaj pati deklaruar para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Nisma dhe AAK u futën në një koalicion parazgjedhor në garën e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. AAK mori pesë deputetë, ndërkaq nisma tre. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark