Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti, është parë duke hyrë në zyrat e KPM-së sot në orët e vona të pasdites.
Klan Kosova ka raportuar se është thirrur një mbledhje konsultative nga ora 18:00 dhe sipas informacioneve që ka siguruar televizioni, kjo ka të bëjë me shqyrtimin e dosjes pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë lidhur me Klan Kosovën.
“Mbledhja veçse ka nisur. Është kryetari i KPM-së me një zyrtar tjetër të këtij komisioni, i cili hyri në zyrat e këtij objekti. Pritet të shihet se sa do të zgjasë ky takim konsultativ dhe cili është qëllimi, më saktë a pritet të ketë ndonjë vendim sot”, ka raportuar gazetari i televizionit.
Është kumtuar po ashtu që mbledhja ku do të shqyrtohet edhe lënda për vendimin lidhur me Klan Kosovën do të mbahet nesër nga ora 14:00, ku do të shqyrtohen të gjitha dokumentet e nevojshme.