×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Lexus kalon në elektrikë: Prezanton UX 300e

    Insajderi
    25 November 2019 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lexus UX 300e debutoi në panairin e veturave në Guangzhou të Kinës dhe tregu kinez do të jetë i pari që do të marrë këtë model.

    Përveç Kinës, UX 300e do të shitet në Japoni, si dhe në Evropë.

    Prodhuesi japonez ka bërë ndryshime të vogla për të përmirësuar aerodinamikën e automjetit, kështu që UX 300e është më i ulët për 20 mm në krahasim me versionin e rregullt të benzinës, dhe makina është e pajisur me rrota të veçanta, më shumë aerodinamike.

    Karroceria e crossoverit gjithashtu është ridizajnuar për të zvogëluar rezistencën e ajrit ndaj lëvizjes dhe rritjen e autonomisë së vozitjes.

    Në vend të benzinës, një motor elektrik me 204 kuaj fuqi është vendosur në këtë makinë. Energjia elektrike ruhet në bateritë litium-jon 54.3 kWh, të cilat sigurojnë autonomi 400 km, të matur ndaj ciklit të vjetër, NEDC, ndërsa rezultatet e një testi më realist WLTP ende nuk priten.

    Me bateri boshe, duhen rreth 50 minuta për të rimbushur plotësisht në një mbushës të shpejtë 50 kW, ndërsa procesi i mbushjes në një prizë 6.6-kilovat zgjat rreth 7 orë.

    Bateritë janë të vendosura në dyshemenë e automjetit dhe nën ulëset e pasme, duke e lënë hapësirën e bagazhit të pandryshuar nga Lexus UX i rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark