Gjigandi i teknologjisë fillimisht kishte planifikuar të lansonte telefonin më 19 prill, por e shtyu planin për të siguruar performancën e produktit të ri në rrjetet e gjeneratës së ardhshme.
Lansimi i telefonit 5G i LG do t’u japë konsumatorëve më shumë zgjedhje, pasi Samsung Galaxy S10 5G, i cili u publikua më 5 prill, ka qenë telefoni i vetëm që mbështet rrjetet 5G deri më tani.
Me lansimin e telefonit të ri, LG Electronics synon të rrisë performancën e njësisë së tyre të telefonave, e cila ka regjistruar humbje operative për 16 tremujorë radhazi deri në tremujorin e parë të këtij viti.
I shpalosur në Kongresin Botëror Mobil të Barcelonës në shkurt të vitit 2019, telefoni ka një platformë më të qëndrueshme dhe ofron karakteristika të pasura multimediale, sipas kompanisë.
“Ne do të sigurojmë përdoruesit benefite më të mëdha në mënyrë që ata të mund të përjetojnë performancë të shkëlqyeshme të V50ThinQ 5G”, tha Oh Seong-jin, i cili është përgjegjës për marketingun telefonik në LG Electronics.
Produkti i ri kushton 1.2 milion won në tregun e brendshëm, që i bie rreth 900 euro.