×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    LG ndalon shitjet e smartfonëve

    Insajderi
    25 April 2019 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    LG vazhdon të ketë vendin e tretë për shitjet e telefonëve pas Apple dhe Samsung në SHBA dhe shijon një bazë besnike përdoruesish në Kore.

    Divizioni i smartfonëve i LG ka qenë në tatëpjetë prej kohësh. Si pjesë e reformave të kompanisë për të optimizuar biznesin, LG tashmë ka vendosur të marrë hapin e radhës, atë të ndërprerjes së shitjeve të smartfonëve në shtëpinë e kompanisë, në Korenë e Jugut.

    Lajmet u raportuan fillimisht nga agjencia e lajmeve Yonhap dhe është konfirmuar nga LG. Aktualisht kompania është e përqendrua në prodhimin e telefonëve flagshipë dhe përbëjnë 1/5 e shitjeve totale të telefonëve të LG.

    Rritja e çmimeve duke një strategjie  pamundur për LG i cili ka ngelur pas përballë rivalëve Android të cilët kanë ecur përpara me kamera më të mira, bateri më të mëdha dhe performancë më të lartë.

    Megjithatë lajmi për ndalimin e shitjeve të smartfonëve në Korenë e Jugut nuk është fundi i divizioni mobil të LG. Por mund të jetë fillimi i një fundi.

    LG vazhdon të ketë vendin e tretë për shitjet e telefonëve pas Apple dhe Samsung në SHBA dhe shijon një bazë besnike përdoruesish në Kore.

    Por kompania nuk po arrin dot të prodhojë telefonë kompetitivë. Në këtë pikë vetëm një seri smartfonësh shumë të mirë mund të ngadalësojnë fundosjen e biznesit të smartfonëve konsumatore të LG.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark