Lia e majmunit mbërrin në Mal të Zi, konfirmohet rasti i parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lia e majmunit mbërrin në Mal të Zi, konfirmohet rasti i parë

    Insajderi
    31 July 2022 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Mal të Zi, njofton Instituti për Shëndet Publik (IJZ),

    Pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje, raporton Vijesi25.

    Siç u tha, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive.

    Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark