Liberalizimi i vizave, peng i zgjedhjeve në vendet e BE-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Liberalizimi i vizave, peng i zgjedhjeve në vendet e BE-së

    Insajderi
    16 October 2016 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjedhjet që do të organizohen vitin e ardhshëm në disa vende të Bashkimit Evropian mund të ndikojnë negativisht në procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohës të këtij procesi.

    Kjo pasi, sipas tyre, nuk është e përshtatshme për qeveritë e atyre shteteve që të mbështesin liberalizimin e vizave për shtete tjera para mbajtjes së zgjedhjeve.

    Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka thënë për “Zërin” se zgjedhjet në vendet e Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në Gjermani dhe Francë mund të kenë efekt negativ në procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

    Megjithatë, ai ka thënë se mundësia për liberalizimin e vizave sivjet është ende reale nëse arrihet një konsensus politik për sfidën e mbetur të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

    “Por, nëse e kalojmë muajin tetor pa ndonjë zhvillim pozitiv, atëherë kam frikë se edhe ky vit do të jetë vit humbur për Kosovën për sa i përket liberalizimit të vizave. Viti i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë për një vendim, sepse do të kemi zgjedhje të përgjithshme në disa shtete të BE-së dhe kjo mund të ketë efektin e vet në procesin e vendimmarrjes”, ka deklaruar Ilazi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark