Panairi i Librit në Prishtinë, është duke e zhvilluar edicionin e 18-të duke bërë bashkë mbi 100 shtëpi botuese në Pallatin e Rinisë, dhe si çdo vit, vend të rëndësishëm në këtë panair kanë zënë edhe shtëpi botuese që botojnë libra fetar.
Por për dallim prej viteve të kaluara, Insajderi ka gjetur se një shtand të posaçëm e ka zënë edhe shtëpia që boton librat e ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.
I dyshuar për nxitje të urrejtjes fetare, imami Shefqet Krasniqi, në janar të vitit 2015 ishte shkarkuar edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, nga posti i imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, raporton Insajderi.
Imami kontrovers, pos veprës për nxitje të urrejtjes e mosdurim fetar, në shtator të vitit 2014 ishte akuzuar edhe për pastrim parash.
Disa nga titujt e librave të imamit, janë edhe “Kiameti është afër”, “Shtatë mëkatet shkatërruese” e deri tek “Shtatë grupet e lumtura, Ditën e Gjykimit”./Insajderi