Libri “Becoming” nga Michelle Obama, më i shituri i vitit 2018 - Insajderi
×
Kulturë

Libri “Becoming” nga Michelle Obama, më i shituri i vitit 2018

Insajderi
01 December 2018 - 12:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Libri “Becoming” i Michelle Obamas në muajin e parë të publikimit është bërë libri më i shitur i vitit 2018.

Në këtë libër ajo diskuton gjithçka duke filluar nga presidenti Donald Trump deri te abortet e saj, si dhe dashuria për burrin e saj, ish-presidentin Barack Obama.

Libri “Becoming”, i botuar nga Crown, do të përkthehet në 24 gjuhë.

Me një tirazh prej 1.8 milion kopjesh të shpërndara në SHBA dhe në Kanada botuesi Penguin Random House ka urdhëruar tashmë që të shtypen edhe 800.000 kopje të tjera. Kompania përgjegjëse për librin deklaroi se kishte shitur 725.000 kopje në 24 orët e para të shitjes dhe se me këtë rekord ky ishte bërë libri me shitjen më të madhe brenda ditës për vitin 2018.

“Becoming” po kalon ritmin e biografive të mëhershme nga zonjat e para. Në vitin 2003, “Living History” e Hillary Clinton shiti rreth 600,000 kopje gjatë javës së parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark