“Libri i Luftës” promovohet sot në Zvicër - Insajderi
×
Kulturë

“Libri i Luftës” promovohet sot në Zvicër

Insajderi
26 April 2019 - 10:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Bern të Zvicrës, sot promovohet “Libri i Luftës”, i autorit, gazetarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Nuhi Bytyçi.

“Libri i Luftës”, është libri i luftës për të vërtetën e Kosovës gjatë viteve të nëntëdhjeta, libri i luftës për mposhtjen e frikës dhe dinamizimin e lëvizjes për liri, libri i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, libri i luftës dhe kontributit të jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë në promovimin e “Libri i Luftës”. Promovimi mbahet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern (Adresa: Zähringerstrasse 25, 3012 Bern, ora 19:00”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark