"Liburn Aliu ka paraqitur dy herë dorëheqje – nuk i është pranuar” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liburn Aliu ka paraqitur dy herë dorëheqje – nuk i është pranuar”

    Insajderi
    12 December 2024 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Baton Haxhiu ka dhënë komentet mbi listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Insajderi.

    Ai tha se në këtë listë nuk është reflektuar asnjë ndëshkim për ata që, sipas tij, kanë udhëhequr me dështim gjatë qeverisjes.

    Sipas Haxhiut, Liburn Aliu, i cili nuk figuron në listën e VV-së, ka paraqitur dy herë dorëheqje gjatë mandatit të tij si ministër, por dorëheqjet e tij nuk janë pranuar nga partia.

    “Ky është një sekret publik”, tha Haxhiu, duke komentuar përplasjet që Aliu pati brenda partisë në Pressing të T7.

    Ai u shpreh se “kur ka dështim në qeverisje, duhet të reflektohet me lista të reja dhe figura të reja”.

    Një nga dështimet kryesore të qeverisë, sipas Haxhiut, ka qenë veriu i Kosovës dhe marrëdhënia me ndërkombëtarët për këtë çështje, e cila ka mbetur e pazgjidhur dhe problematike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark