Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, një prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) që nga fillimi, duket se është distancuar paksa nga partia.
Ai nuk mori pjesë as në mbledhjen e Këshillit të VV-së, as në aktivitetet e tjera të partisë, përfshirë prezantimin e deputetëve që u mbajt dy ditë më parë.
Për më tepër, emri i Aliut nuk është përfshirë as në listën e kandidatëve për deputetë nga VV-ja.
Në lidhje me këtë, Aliu është pyetur sot nga gazetarët, të cilëve iu përgjigj duke shpjeguar se ka marrë këtë vendim kohë më parë.
“Vendimi është i imi, nuk është diçka që kam vendosur tani. Po ashtu, ky ka qenë vendimi im për të mos qenë pjesë e kryesisë që në tetor të vitit 2022,” tha Aliu para mediave.