Liderët e ‘Ballkanit të Hapur’ paralajmërojnë takim në korrik për energjinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Liderët e ‘Ballkanit të Hapur’ paralajmërojnë takim në korrik për energjinë

    Insajderi
    08 July 2022 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, më 8 korrik, kanë mbajtur një takim online për intensifikimin e bashkëpunimit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”, si dhe janë pajtuar për një takim të Grupit punues për çështjet e energjisë.

    Siç ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, ai dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, u pajtuan për një takim të Grupit punues për bashkëpunim në fushat e energjisë dhe sigurisë ushqimore dhe financave, që do të mbahet në Tiranë në mes të korrikut.

    Takimi i sotëm, siç u tha, i është kushtuar intensifikimit të bashkëpunimit me qëllim të tejkalimit të përbashkët të vështirësive për furnizimin me ushqime dhe energji.

    Gjithashtu, liderët e “Ballkanit të Hapur” diskutuan për takimin e ardhshëm dhe panairin e verës dhe ushqimit që do të mbahet në Beograd, në shtator, organizuar nga nisma “Ballkani i Hapur”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark