BE: Liderët politikë të Kosovës të mos i harrojnë sfidat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Liderët politikë të Kosovës të mos i harrojnë sfidat

    Insajderi
    10 May 2017 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian u bëri thirrje liderëve politikë dhe institucioneve të Kosovës që të mos harrojnë sfidat e mëdha me të cilat përballet vend i tyre.

    “Jemi në dijeni për votën e mosbesimit të Kuvendit të Kosovës dhe shkarkimin e qeverisë. Kjo votë u zhvillua në një kohë kritike për Kosovën dhe reformat që lidhen me BE-në”, tha përmes një deklarate me shkrim Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

    “Është e rëndësishme që puna, e cila, mes tjerash, lidhet me promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik, dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe liberalizimin e vizave, të vazhdojë për të mirën e popullit të Kosovës”, tha Kocijançiq.(REL)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark