Lideri i Hamas: Një marrëveshje për të ardhmen e Gazës pa Hamasin është një “iluzion” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lideri i Hamas: Një marrëveshje për të ardhmen e Gazës pa Hamasin është një “iluzion”

    Insajderi
    14 December 2023 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Hamasit, Ismail Haniya e përshkroi çdo zgjidhje politike pas lufte në Rripin e Gazës pa pjesëmarrjen e lëvizjeve të rezistencës palestineze, një “iluzion”.

    “Ne jemi të hapur për të diskutuar çdo ide apo iniciativë që mund t’i japë fund sulmeve izraelite dhe t’u hapë rrugën palestinezëve për t’u vendosur si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Rripin e Gazës”, tha udhëheqësi i Hamasit.

    Por ai argumentoi se “çdo marrëveshje për Gazën ose çështjen palestineze pa Hamasin ose lëvizjet e rezistencës është një mashtrimin dhe se diçka e tillë nuk do të ndodhë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark