×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

     Lideri i Samsung thirret përsëri në prokurori

    Insajderi
    13 February 2017 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lider i grupit Samsung Jay Y. Lee u thirr për herën e dytë pranë prokurorisë speciale për tu marrë në pyetje si pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj skandalit që ka përfshirë Korenë e Jugut muajit e fundit ku përfshihet edhe presidentja e vendit Park Geun-hye.

    Prokurorët kanë vënë në shënjestër konglomeratin Koreano Jugorë duke akuzuar Lee për një ryshfet 37.31 milion dollarësh dhënë ndaj mikes së presidentes Choi Soon-sil në këmbim të mbështetjes për shkrirjen e dy filialeve të Samsung.

    Mbështetja e Samsung shkoi për vajzën e Choi e cila është nën arrest nga autoritetet Daneze me urdhër së Koresë së Jugut. Park, Lee dhe Choi kanë mohuar plotësisht akuzat.

    Park u shkarkua nga Parlamenti në Dhjetor dhe do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të japë verdiktin final për presidenten.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark