
Zyra e Presidentes së Kosovës e ka marrë përsipër organizimin e “Flakës së Janarit”. Këtë vendim e ka mirëpritur nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri për faktin se më herët nuk ishte e përfshirë figura e presidentit historik Ibrahim Rugovës nga ana e ekzekutivitit të Gjilanit.
Sipas tij, pas reagimeve të tyre, këtë ceremoni e ka marrë përsipër presidentja Osmani.
Tutje ai kritikon lidërshipin e VV’së që sipas tij nuk e duan figurën e Ibrahim Rugovës dhe “së vazhdojnë ta urrejnë edhe për se vdekuri”, përcjell Gazeta Insajderi.
Reagimi
Pas reagimeve tona për mos përfshirjen e Akademisë së Presidentit Rugova nga ana e ekzekutivit të Gjilanit në kalendarin e “Flakës së Janarit”, presidentja Osmani e paska marr përsipër organizimin e kësaj akademie nën patronatin e saj.
E përshëndesim këtë vendim të presidentes, por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës…” nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit.
Figura e Presidentit historik mbetet unikate, dhe ani pse lidershipi i VV-së vazhdojnë ta urrejnë edhe për se vdekuri, ua rikujtojmë se Presidenti Ibrahim Rugova ka inicuar e shkaktuar procese, duke realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci!