Lidhësja e djepit i rrëshqiti deri te qafa, detaje nga vdekja e foshnjës 9 muajshe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lidhësja e djepit i rrëshqiti deri te qafa, detaje nga vdekja e foshnjës 9 muajshe

    Insajderi
    12 July 2025 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës, ku një foshnje 9 muajshe nga Malisheva ka ndërruar jetë pas lëndimeve që kishte pësuar gjatë qëndrimit në djep.

    Sipas Klanit, mjeti që ishte përdorur për ta mbajtur të sigurt në djep – një lidhëse – dyshohet se i ka rrëshqitur deri në qafë, duke ia ndërprerë frymëmarrjen.

    Ngjarja tragjike është zbuluar nga stërgjyshi i foshnjës, i cili kishte vërejtur gjendjen e rënduar të saj dhe kishte reaguar menjëherë.

    Foshnja ishte dërguar fillimisht në spitalin e Prizrenit dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u mbajt për rreth dy javë në repartin intensiv të pediatrisë. Përkundër përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ndërroi jetë të premten.

    Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e dajëve të vajzës, ku ajo po qëndronte përkohësisht. Autoritetet e rendit në Prizren janë duke e hetuar rastin për të përcaktuar rrethanat e sakta të tragjedisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark