Lidhja e Historianëve: Stojanoviq po provokon me deklaratat për Manastirin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lidhja e Historianëve: Stojanoviq po provokon me deklaratat për Manastirin

    Insajderi
    27 May 2016 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega në Deçan e Lidhjes së Historianeve të Kosovës e ka quajtur si provokim një deklaratë të zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq, i cili ka kërkuar edhe disa parcela të tjera pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi 24 hektarët si pronë të Manastirit të Deçanit dhe Kishës Ortodokse serbe.

    Përmes një komunikate për media, Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” ka ripërsëritur faktet që sipas tyre tregojnë se manastiri u takon banorëve të Deçanit.

    “Në këtë Manastir, i cili ju takon shqiptarëve, deri në kohën e okupimit nga Stefan Dushani, i cili në këto pjesë ka ardhur si pushtuese, i cili ka pushtuar e përvetësuar gjithçka çka ka gjetur të popullsisë vendas respektivisht të shqiptarëve ortodoks”, thuhet në reagim.

    “Kërkojmë që Zëvendëskryeministri dhe Igumeni, të mos e provokojnë situatën në Deçan. Deklaratat e tyre nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm dhe as klimës se tolerancës ndër etnike në Deçan në njërën anë dhe në Kosovë në anën tjetër”,

    Pas luftës në Kosovë në vitin 1999, autoritete vendore ia kontestojnë të drejtën Manastirit për ta pasur këtë pronë. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 21 maj të këtij viti i dha fund kontestit disavjeçar në favor të manastirit të Deçanit dhe konfirmoi pronësinë e tij ndaj 24 hektarëve tokë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark