“Lidhja është e gjallë dhe e fortë”, Kurti pyetet për draftin e Ramës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Lidhja është e gjallë dhe e fortë”, Kurti pyetet për draftin e Ramës

    Insajderi
    10 June 2023 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur që të përgjigjet drejtpërdrejt në pyetjet e gazetarëve në lidhje me draftin e kryeministrit Edi Rama.

    Ai tha se janë në Prizren, ku janë mbledhur të gjithë se bashku e se lidhja është e gjallë dhe e fortë.

    “Jemi këtu në Prizren, në kryeqytetin historik e kulturor. Siç po e shini të dy presidentët janë këtu, ministra e deputetë. Lidhja është gjallë edhe e fortë”, tha Kurti.

    Rama para disa ditësh ka bërë të ditur se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si ideatorë të propozimit franko-gjerman. Ai, në një konferencë për media lidhur me situatën në veri, tha se ky draft është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark