Lidhja me grabitjen e parave në Rinas/ Kush është Iljaz Çali që humbi jetën nga atentati në autostradë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lidhja me grabitjen e parave në Rinas/ Kush është Iljaz Çali që humbi jetën nga atentati në autostradë

    Insajderi
    04 April 2022 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Iljaz Çali  ishte i riu që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në atentatin e tipit mafioz, në autostradën Tiranë-Durrës.

    37-vjeçari humbi jetën pasi u qëllua me një breshëri plumbash teksa po lëvizte me makinën e tij, ç’ka solli daljen e tij nga rruga dhe përplasjen me trafikndarësen në autostradë.  Fillimisht nga policia u dyshua për aksident, nisur edhe nga inspektimi i parë në vendin e ngjarjes, ku trupi u gjet i shtrirë në rrugë, po konstatimi i gëzhojave në vendngjarje, ndryshoi pistën e hetimit, ndërsa policia tha se bëhej fjalë për një atentat.

    Çali nuk është një emër i panjohur për policinë. Vite më parë, gjatë një operacioni të policisë, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tij, rreth 682 rrënjë kanabis sativa. Asokohe Cali u shpall në kërkim ndërsa nëna e tij, Xhemile Cali u arrestua për kultivim kanabisi. Aksioni u ndërmor nga blutë e shtetit, në korrik të 2016 pas mega grabitjes në aeroportin e ‘Nënë Tereza’.

    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij atentati, si dhe për identifikimin e autorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark