
Fehmi Kupina nga Lidhja për Prishtinën ka hapur sonte fushatën për zgjedhjet komunale të Prishtinës.
Sipas këtij subjekti, afër 100 mijë pjesëmarrës kanë marrë pjesë në tubimin e Lidhjes për Prishtinën, i cili udhëhiqet nga bartësi i listës Fehmi Kupina.
Para të pranishmëve, Kupina tha:
“Kërkojmë nga ju që kjo energji dhe vullnet të na përcjellë deri më datën 12 tetor, ditën e fitores së madhe të dielës sonë”.
Aty janë prezantuar edhe 56 kandidatët e Lidhjes për Prishtinën për Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ndërsa në paralajmërimin për hapjen e fushatës, Lidhja për Prishtinën ka pohuar:
“Me besim në vlerat tona, me vendosmëri për të ruajtur traditën dhe me vizion për të ndërtuar të ardhmen, së bashku për një Prishtinë më të fortë, më të drejtë e më gjithëpërfshirëse”.