×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Lidhjet e “Wonder Women” me Shqipërinë

    Insajderi
    04 March 2016 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse gjithçka dukej premtuese për “Wonder Women”, megjithatë fansat e këtij karakteri të superheroinës u dëshpëruan në vitin 2006, kur dështoi filmi i planifikuar me regji të Joss Whedon.

    Skenari i filmit megjithatë ishte jashtëzakonisht interesant, shkruan “comicbookresources.com” e cila ka krijuar një listë me filmave me huperheronj që nuk janë realizuar kurrë.

    E veçanta e mos realizimit të filmit “Wonder Women” në vitin 2006, raporton Insjaderi, është se ky film ka pasur të xhirohej edhe në Shqipëri. Jo krejt filmi por një pjesë e saj po.

    Në skenarin e këtij filmi, Diana (emri i Wonder Women) është një forcë e jashtëzakonshme e natyrës, që ka aftësi të flas edhe me kafshë.

    Historia e saj si superheroinë do të fillonte me rrëzimin e aeroplanit në Shqipëri që pilotohej Steve Trevor  (karakteri tjetër në librin komik Wonder Women apo i njohur si i dashuri i Dianës) ku edhe fillon lufta e Dianës që jo vetëm ta mbajë gjallë Steven por edhe  ta kthej atë në tokën e premtuar, Amazon.

    “Pas disa sekuencave në Shqipëri (ku gjendet Steve si një ish pilot i ushtrisë amerikane në një mision për t’i ndihmuar refugjatëve) ku Diana fillon luftën kundër një kryekomandanti, veprim ky që e bënë krejt çështjen të jetë një aksident ndërkombëtar”, shkruan “comicbookresources.com”.

    Tutje në këtë shkrim, tregohet fabula e këtij filmi i cili vazhdon në vende të tjera. Nuk është përcaktuar nëse këto sekuenca ishin planifikuar të xhiroheshin në Shqipëri apo Shqipëria të jetë vetëm një vend të cilit i referohet.

    Nuk është treguar as arsyeja përse Shqipëria ka qenë pjesë e këtij skenari dhe cila ka qenë lidhja me “Wonder Woman”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark