Kah mesi i muajit prill të këtij viti Qendra Klinike Universitare e Kosovës ia ka besuar për herë të dytë mirëmbajtjen dhe servisimin e ashensorëve kompanisë “Ejona” Sh.P.K me seli në Komunë të Pejës.
QKUK dhe kompania “Ejona” kanë nënshkruar kontratën e dytë radhazi me titull “Mirëmbajtja dhe Servisimi i Ashensorëve në QKUK”, një kontratë e tillë QKUK-së i kushtoi 186,232,32 euro.
Sipas kontratës së publikuar nga ShSKUK, lloji i procedurës ka qenë i hapur.
Kjo kompani kontratë me QKUK – në, për të njejtin shërbim, pati nënshkruar edhe në vitin 2019, por vlera e kontratës ishte më e ulët. QKUK para tre viteve ka paguar 156,156,48 euro këtë kompani.
Mbrëmë pacientët të cilët janë pranuar me trauma në Klinikën Emergjente dhe të njëjtit janë referuar për hospitalizim në Ortopedi janë detyruar të “improvizojnë” liftin për shkak të mosfunksionimit të tij.
Në anën tjetër, menaxheri i kompanisë, Adem Shala, e ka pranuar se herë pas herë lifti nuk punon, por ai thotë se kompania është në shërbim 24 orë çdo herë kur ka nevojë për ndërhyrje. Ai thekson se njëri ndër arsyet pse ka prishtje të liftit është vjetërsia e objektit, shkruan Gazeta Shneta.
E i pakënaqur me shërbimin e kompanisë është shprehur drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, sipas tij “vetëm ia bëjnë adetin dhe lifti prishet prapa”
Objektet e QKUK-së që nga pas lufta asnjëherë nuk janë rinovuar.