Ligji anti-gay bën që Pearl Jam të anulojë koncertin në Karolinën Veriore - Insajderi
×
Kulturë

Ligji anti-gay bën që Pearl Jam të anulojë koncertin në Karolinën Veriore

Insajderi
19 April 2016 - 08:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rock-bendi amerikan, Pearl Jam, ka anuluar koncertin në Karolinën e Veriut, për shkak të një ligji në këtë shtet, që ka shfuqizuar mbrojtjen për komunitetin homoseksual.

Ligji i ri, pos tjerash, kërkon nga njerëzit që të përdorin tualetet publike që korrespondojnë me gjininë e shënuar në certifikatat e tyre të lindjes.

Pearl Jam ka thënë se “duhet të marrë qëndrim kundër paragjykimit”.

“Masa është një pjesë e neveritshme e legjislacionit që nxit diskriminim ndaj një grupi të tërë të qytetarëve amerikanë”, ka thënë bendi Pearl Jam.

Koncertet në Karolinën e Veriut i kanë anuluar edhe yje të tjera, si Bruce Springsteen dhe Ringo Star./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark