Ligji i ri në Australi iu mundëson punonjësve që të injorojnë komunikimet jashtë orarit të punës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ligji i ri në Australi iu mundëson punonjësve që të injorojnë komunikimet jashtë orarit të punës

    Insajderi
    26 August 2024 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Australi ka hyrë në fuqi ligji për të drejtën e shkëputjes, që lehtëson qytetarët nga një detyrim i pashkruar. Rregulli i ri u mundëson punonjësve që të injorojnë komunikimet jashtë orarit të punës, pa frikën se do të ndëshkohen nga shefat e tyre, raporton A2 CNN.

    Një sondazh i publikuar në vitin 2023 vlerësonte se australianët punonin mesatarisht 281 orë shtesë të papaguara në vit. Më shumë se 20 shtete, kryesisht në Europë dhe Amerikën Latine, kanë vënë në zbatim rregulla të ngjashme.

    Megjithatë ligji në fjalë nuk ndalon punëdhënësit që të kontaktojnë punonjësit jashtë orarit zyrtar, por këta të fundit kanë të drejtën që të mos përgjigjen. Në rast se ka shkelje, enti rregullator i kushteve të punës në Australi mund të ndëshkojë punonjësit me 19 mijë dollarë gjobë, ndërsa punëdhënësit me 94 mijë dollarë. Sindikatat për mbrojtjen e punonjësve e kanë përshëndetur dhe mirëpritur ligjin në fjalë./A2 CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark