Qeveria e Kosovës po planifikon që të mos u hyjë më procedurave të stërzgjatura tenderuese për të zhvilluar qendrën Turistike “Brezovica”.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykemete Bajrami, në një intervistë për Gazetën Fjala ka bërë me dije se një nga opsionet më të mundshme është vazhdimi i realizimit të projektit të Brezovicës në përputhje me Ligjin për Investime Strategjike që pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës.
Ky ligj sjell një praktik të re në Kosovë, pasi e eliminon konkurrencën kur është fjala për investimet e mëdha strategjike dhe i jep të drejtë qeverisë të procedojë projekte të mëdha kapitale me negociata të drejtpërdrejta dhe pa tender publik.
Kjo sipas saj, vjen pas dështimit të investitorëve francezë që të sigurojnë mjetet e nevojshëm për këtë projekt edhe pse ishin përzgjedhur si më seriozët.