Ligji i ri francez ndalon dërgimin e email-ve pas orarit të punës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ligji i ri francez ndalon dërgimin e email-ve pas orarit të punës

    Insajderi
    24 October 2016 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asgjë nuk mund ta prishë pushimin, sesa një e-mail i dërguar nga shefi në ditën e pushimit ose pas orarit të punës.

    Sidomos kur të obligon për punë.

    Edhe nëse puna mundë të presë deri të hënë,  marrja e emailit gjatë  fundjavës mund ta prishë rehatinë gjatë pushimit.

    Por Franca nuk është fare dakord me këtë dhe do miratojë një ligj që të lejon të qëndrosh “offline” menjëherë sapo të dalë nga ndërtesa e punës.

    Franca do ta zbatojë të drejtën për të qëndruar offline, mirëpo ndërmarrjet që nuk e respektojnë këtë nuk rrezikojnë asgjë.

    Megjithatë sindikalisti Benoit Hamon është i kënaqur me këtë vendim.

    “Më mirë të promovosh të drejtat përmes negociatave dhe dialogut me ndërmarrjet sesa gjobat dhe sanksionet. Eshtë në interesin e vetë ndërmarrjeve të kujdesen për shëndetin e punonjësve”, tha ai raporton “good.is”.

    Ky vendim ka ardhur për shkak se gjatë një studimi të bërë nga autoritet franceze, ka rezultuar se emailet e pranaura gjatë fundjavës, ka krijuar shumë stres tek punëtorët.

    Edhe pse sot, me zhvillimin teknologjik është shumë vështirë që ti largohesh botës digjitale, të paktën, personat të cilët pranojnë email, mesazh nga shefi i tyre, mund të injorohen pa u ndëshkuar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark