Një delegacion rus i dhomës së lartë të parlamentit, të Këshilit Federal, janë takuar në Rijad me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al-Saud, me të cilin kanë biseduar për luftën në Siri.
Zëvendëskrytari i Këshillit Federal, Ilyas Umakhanov, i ka thënë agjencisë Interfax se në takim është diskutuar për të ardhmen e presidentit sirian Bashar al-Assad.
Ai ka thënë se delegacioni rus, që udhëhiqej nga kryetarja e Këshillit Federal, Valentina Matviyenko, ka pasur “mendime të ndryshme” me Mbretin saudit, në çështjen se a duhet të qëndrojë në pushtet ende Assadi.
Arabia Saudite dhe fuqitë perëndimore kanë thënë se Assadi nuk duhet të lejohet të qëndrojë në pushtet, kur të arrihet një marrëveshje e paqes, ndërkaq Rusia është njëri prej mbështetësve kryesor të qeverisë së Assadit.
Por Umakhanov shtoi se të dyja palët kanë rikonfirmuar gatishmërinë e tyre“për të vazhduar konsultimet, me qëllim që të kërkojnë zgjidhjen e situatës aktuale dhe që qëndrimet e tyre të përafrohen”./rel/