Ligjvënësit rusë përkrahin këshilltarin e dorëhequr të Donald Trump – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ligjvënësit rusë përkrahin këshilltarin e dorëhequr të Donald Trump

    Insajderi
    14 February 2017 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ligjvënës rusë kanë dalë në mbrojtje të Michael Flynnit – këshilltar i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili dha dorëheqje pas raporteve se i ka keqinformuar zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë për kontaktet e tij me Rusinë.

    Presidenti Trump e ka pranuar dorëheqjen e Flynnit lidhur me akuzat se kishte diskutuar për sanksionet amerikane kundër Rusisë, me ambasadorin rus, Sergei Kislyak, derisa president ishte Barack Obama.

    Ligjvënësi rus, Konstantin Kosachyov, në rrjetin Facebook ka shkruar se shkarkimi i këshilltarit të sigurisë kombëtare për kontaktet e tij me Rusinë nuk “është vetëm paranojë, por diçka edhe më keq”, shkruan REL.

    Ligjvënësi tjetër, Aleksei Pushkov, në rrjetin Twitter ka shkruar se “Flynn nuk ishte në shënjestër, por në shënjestër ishin raportet me Rusinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark