Ligjvënësit turq mbështesin kushtetutën e re që e fuqizon Erdoganin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ligjvënësit turq mbështesin kushtetutën e re që e fuqizon Erdoganin

    Insajderi
    16 January 2017 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti i Turqisë i ka dhënë miratimin paraprak kushtetutës së re, e cila do të rrisë kompetencat e presidentit Recep Rayyip Erdogan.

    Këtë javë do të ketë edhe një rreth të dytë të votimit dhe, nëse kalon, do të pasojë referendumi.

    Kritikët thonë se ndryshimet kushtetuese do të çojnë në autoritarizëm.

    Por, Erdogan këmbëngul se sistemi i ndryshuar do t’iu ngjajë atyre në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara.

    Kushtetuta e re do t’i lejojë presidentit të emërojë dhe shkarkojë ministra dhe do të shfuqizojë postin e kryeministrit për herë të parë në historinë e Turqisë, shkruan REL.

    Në vend të tij do të jetë së paku një nënpresident.

    Nenet e fundit të kushtetutës së re janë miratuar të dielën vonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark