Lija e majmunit, mjeku Shapo: S’ka lidhje me Covid-in, ja si transmetohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lija e majmunit, mjeku Shapo: S’ka lidhje me Covid-in, ja si transmetohet

    Insajderi
    20 August 2024 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarisht, OBSH-ja pranoi në janar se ka një shpërthim të lisë së majmunit në Europë, që mbetet ende sot epiqendër e valës së përhapjes së sëmundjes. Pavarësisht alarmit e frikës për një pandemi të radhës, në çfarë pike jemi sot?

    Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në Ditarin e mesditës në A2 CNN Leidon Shapo, ekspert i shëndetit publik. Ai qetësoi publikun duke thënë se jemi shumë larg pandemisë dhe theksoi se nuk mund të bëhet asnjë krahasim me Covid-in.

    “Nuk është fare si Covid, pasi unë di tani në variantin e 10 apo të 11 që po e kalojnë shumë më rëndë se një grip normal. Pse nuk jemi ashtu? Sepse Covid mund të përhapet shumë shpejt, ndërsa lija e majmunit ka nevojë për kontakte të ngushta fizike, trup më trup, me anë të rrobave dhe afërsi shumë e ngushtë përmes spërklave. Kjo e bën shumë më pak të rrezikshëm se Covid-i”, u shpreh Shapo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark