Ylli Kosovar, Edon Zhegrova ka shkëlqyer në lojën e fundit me ekipin e tij Lille.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, në ndeshjen e javës së 27-të në Ligue 1 shënoi dy gola.
Ai luajti për 77 minuta dhe u vlerësua si më i miri i ndeshjes.
E trajneri i Lille, Paulo Fonseca e kritikoi dhe e lavdëroi Zhegrovën
“Edoni (Zhegrova) ishte vendimtar në sulm, shënoi dy gola; Por unë mendoj se ai mund të bëjë më mirë në mbrojtje. Ndeshje të shkëlqyer ka bërë edhe Nabil (Bentaleb). Unë flas shumë me lojtarët e mi dhe në veçanti me Edonin. Duhet të arrijmë të arrijmë 30 metrat e fundit dhe të jemi vendimtarë. Mendoj se ai ka përparuar nga ky këndvështrim”, u shpreh Fonseca.