×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj e Haradinaj bashkë në Kamenicë, premtojnë zhvillim ekonomik

    Insajderi
    19 November 2024 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me Ramush Haradinajn, kanë qëndruar në Kamenicë.

    Atje kanë prezantuar programin qeverisës për periudhën 2025-2029.

    Limaj e Haradinaj nga atje premtuan zhvillim ekonomik.

    Bashkë me partnerin e koalicionit, Ramush Haradinaj, ishim sot në Kamenicë për të prezantuar kandidatët tanë për Kuvendin e Kosovës dhe programin qeverisës për periudhën 2025-2029. Antarsimi në NATO, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për çdo qytetar të Kosovës janë vetëm disa nga pikat e programit tonë, të cilat i shpalosëm në Kamenicë. Ne besojmë se vetëm me punë të përgjegjshme dhe transparente mund të arrijmë objektivat tona, prandaj jemi të vendosur t’i shërbejmë interesave të qytetarëve dhe të punojmë për një Kosovë më të mirë“, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark