Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se qeveria së paku deri më tani tri herë së paku është dashtë të jepte dorëheqje.
“Ka një milion arsyeja pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Mos e merrni afër zemrës mocione të tilla ka pas mocione në çdo qeverisje. Së paku në tre raste qeveria është dashur të dorëheqje”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se njëri ndër rastet kryesore kur qeveria ish dashur të paktën të dorëheqje është rasti kur Kushtetuta e Kosovës është shkel të paktën 23 herë.
“Njëri rast është kur Kushtetuta e Kosovës është shkel 23 herë, është marre me shkel kushtetuan e vendit në 23 vende e me shkuar në Bruksel, aty ish dashtë dorëheqje morale të paktën”, ka thënë Limaj.
Limaj më tutje ka thënë se qeveria ish dashur të dorëheqje kur të gjitha rezultatet tregojnë se 85% të qytetarëve janë të pakënaqur me qeverisjen në vend.
Ai ka thënë se zgjedhjet e lira nuk krijojnë destabilitet por duhet të dëgjohen qytetarët.
“Zgjedhjet e lira nuk krijojnë destabilitet këto duhet me u lanë, duhet me shkuar në zgjedhje të parakohshme, i pyesim qytetarët ata le të vendosin”, ka thënë Limaj./Insajderi.com