
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit.
Limaj është pyetur nga mediat nëse ka pasur ftesa nga ndonjëra prej partive politike për takim, mirëpo i njëjti ka mohuar të ketë diçka konkrete në këtë drejtim, shkruan Insajderi.
“Mendoj që secili duhet t’i flasë përgjegjësisë vetë. Forca të tjera politike nuk do të ketë, janë këto që janë. Rruga e vetme që Kosova si shtet serioz është përmes bisedimeve dhe marrëveshjeve politike dhe kështu të përfundojë kjo situatë e pakuptimtë. Tash e më tepër se gjashtë muaj s’kemi një qeverisje efektive. Vendi ka një nevojë, presin projekte, punë të mëdha, agjenda, dinamika të reja të zhvillimeve dhe unë ftoj që të largohen nga egot personale, politike, krejt të parëndësishme…
Tani për tani nuk ka ndonjë hap konkret, serioz përveç atyre që kemi parë në media. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për aq sa kemi mundësi”, deklaroi Limaj. /Insajderi.org/