Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur skandaloze shpenzimin e 560 milionë eurove për të blerë rrymë për katër vite.
Për Limajn është e rëndësishme të kemi pavarësim energjetik, prandaj ai ka dhënë premtim se kjo do të ndryshojë pas 9 shkurtit.
“Brenda tri viteve, ne do ta ndërtojmë termocentealin më 500 megavat dhe do ta zgjidhim një herë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike. Prioritet i yni ështe edhe renovimi dhe transformimi i blloqeve ekzistuese. Ky është zotimi im dhe më mbani për fjalë”, ka shkruar Limaj mes tjerash në Facebook.
Postimi i plotë: