Limaj: Istogu e Dukagjini të vendosur për ndryshim, për Kosovën fituese, veçVEPRA – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Limaj: Istogu e Dukagjini të vendosur për ndryshim, për Kosovën fituese, veçVEPRA

    Insajderi
    28 January 2025 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ka mbajtur takim me qytetarë në Istog.

    Kreu i Nisma Socialdemokrate, nga atje tha se Istogu e Dukagjini të vendosur për ndryshim.

    “Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për rreshtim dhe bashkim, për burra dhe gra me mendim racional, me qëllimin e vetëm: zhvillimin dhe avancimin e vendit.

    Kosova për katër vjet ka qenë e ekspozuar ndaj rrezikut nga ata që vuajnë nga kompleksi i të kaluarës, ata që asnjëherë nuk kanë ditur e as nuk kanë guxuar të ngrihen për të mirën e vendit.

    Me koalicionin për Kosovën fituese, vendi kthehet drejt zhvillimit ekonomik, drejt anëtarësimit në NATO dhe pavarsisë energjetike”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark